Kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha sot se është zhgënjyer nga kryeministri shqiptar Edi Rama për shkak të disa postimeve të tij në rrjetet sociale, transmeton Reporteri.net.
Brnabiq për TV Prva tha se Rama në Facebook publikoi fotografitë e futbollistëve të cilët luajnë për Zvicrën, e që në atlete e kishin të shkruar emrin e Kosovës.
“Këta janë poena të lirë politikë, për të cilët, nëse jeni njeri i vërtetë, nuk do ta shpërndanit atë, sidomos kur mendoni se mund ta ofendojë dikë. Mbi të gjitha, ai ka marrëdhënie të shkëlqyera me presidentin Aleksandar Vuçiq”, tha Brnabiq.
Ajo tutje shtoi se në bisedimet në Berlin kishte dëgjuar nga Edi Rama të thoshte se Prishtina duhet të pezullojë taksën, por vuri në dukje se nuk ishte një mesazh “i qëndrueshëm” pasi kishte momente kur Rama kishte mbështetur taksën dhe kishte momente kur sipas saj kishte akuzuar Serbinë për shkelje të marrëveshjes të CEFTA-s./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.