×
  • Lajme
  • Lajme

    Brovina thotë se është e gatshme të ofrojë dorëheqjen pas skandalit të djeshëm

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 14:49

    Deputetja e Kosovës, Flora Brovina, e cila tronditi opinionin me një fotografi ku pretendohej që dukeshin ushtarë serbë teksa dhunonin një grua shqiptare, ka dhënë sot një deklaratë në Polici pas raportimeve se fotografia ishte e rreme.


    Ajo para pak çastesh ka folur para mediave ku e ka marrë përsipër fajin dhe ka kërkuar falje për rastin. Brovina është shprehur se fotografinë e ka marrë në vitin 2003 dhe se nuk e ka pasur idenë që ka qenë e falsifikuar.

    E pyetur se a është e gatshme të dorëhiqet pas këtij rasti, Brovina ka lënë të nënkuptojë se dorëheqjen po e shqyrton si opsion, shkruan Reporteri.net.

    “Jam në disponim për çdo gjë, sepse përmbi mua është historia e shtetit tim. Unë jam person i parëndësishëm”, ka thënë Brovina para gazetarëve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!