Deputeti i VV-së, Armend Muja bisedat e koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi tha se “nuk i ka lexuar”, e më pas ai u shpreh se “shpifjet kanë nisur në të gjitha anët”.
Por, Muja i VV-se hezitoi të përgjigjet konkretisht në pyetjen lidhur me bisedat e publikuara në media duke thënë se “nuk i ka lexuar”.
Mesazhet e publikuara ditën e djeshme ku shihen komunikimet mes Dejona Mihalit e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, kanë shkaktuar shumë reagime në Kosovë.
Platforma ‘Signal’ që njihet si më vështirë e përgjueshme, ka qenë forma më e shfrytëzuar për komunikim ndërmjet koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit, dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.