Ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, Shukri Buja, ka folur pas kthimit nga Haga dhe lirimit të tij nga akuzat e Prokurorisë Speciale të Hagës.
Buja ka thënë se s’është ndier shumë i lumtur me lirimin e tij nga akuzat, meqë në Hagë ka lënë shokët e luftës të cilët po gjykohen atje. Megjithatë ai thotë se lirimi i tij nag akuzat është një fitore edhe prë të tjerët që po gjykohen në Hagë, meqë thotë se emri i tij gjendej në tre paragrafë në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
“S’ka qenë ndonjë emocion i vecantë, sepse isha në sallat e gjykimit në Hagë, aty ku po gjykohen bashkëluftëtarët e mi, bashkëluftarët që i lash atje dhe s’erdhen me mua. Është fitore edhe për ta, sepse ne kemi argumentuar se një komandant zone kanë përfunduar ndjekjet për krime lufta. Është një fitore për ta, sepse pjesë e asaj akuze isha dhe unë, potencohesha në tre paragrafe të kësaj aktakuze”, ka thënë Buja në emisonin në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.