×
  • Lajme
  • Lajme

    Bujkut në Rahovec i shkojnë dëm të mbjellat, breshri ia shkatërron thuajse të gjitha

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 21:32

    Mbrëmjen e së martës dhe të mërkurës në Kosovë pati reshje të konsiderueshme të shiut, të shoqëruara me breshër e rrufe. Si pasojë e tyre, ka pasur edhe dëme të mëdha në kulturat bujqësore.


    Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Rahovec, ku bujqit tashmë kanë mbjellë kulturat bujqësore, shkruan Reporteri.

    Në disa pamje të dërguara nga Krusha e Madhe, një bujk rrëfen se ka mbetur pa të mbjella dhe se ato ia ka shkatërruar breshëri.

    Kujtojmë se fermerët në Rahovec ishin goditur edhe nga pandemia, pasi kulturat bujqësore u kishin mbetur pa u shitur

    Shikoni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!