×
  • Lajme
  • Lajme / Ushqimi i ushtarëve

    Buka e FSK-së, Musliu-Shoshi: Albin, larg duart nga ushtria e Kosovës

    Reporteri
    11 Tetor 2024 | 16:25

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së.

    Musliu-Shoshi ka thënë se sjellja e ushtrisë në këtë gjendje është e pafalshme.

    Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja e PDK-së ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t`i mbaj duart larg ushtrisë.

    “Albin larg duart nga Ushtria e Kosovës! Nuk të lejojmë ta shkatërrosh! Shteti agresor nga i cili jemi çliru me luftë e me sakrificë blenë nga Franca avionë luftarak, ndërsa Albin Kurti bënë hajgare me ushtrinë e Republikës sonë dhe i lënë pa bukë! E pafalshme! E turpshme!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!