Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 1 mijë euro ndaj një subjekti afarist në këtë qytet.
E njëjta drejtori ka dënuar një subjekt afarist në këtë qytet sepse buka 450gr është vendosur në shitje me çmim 0.35 cent, ndonëse nuk është përputhur me peshën e caktuar.
Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Mitrovicës, nëpërmjet një postimi në faqen e tyre, në rrjetin social, Facebook, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
“Në vazhdën e inspektimeve të vazhdueshme në subjektet afariste, inspektorët komunal nga sektori i tregut dje kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 1 mijë euro ndaj një subjekti afarist (qendër tregtare) me lokacion në qytetin e Mitrovicës.”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.