Moszhvilli i ndeshjes Rumuni-Kosovë për arsye politike, mund të ketë pasoja serioze për Federatën Rumune të Futbollit, përkatësisht përjashtimin e saj nga UEFA, i ka thënë një burim brenda UEFA-s gazetës rumune GSP.ro, raporton gazeta online Reporteri.net.
UEFA nuk lejon intervenime politike, ka thënë ky burim për gazetën rumune, duke rikujtuar edhe se vendet si Qiproja, Spanja, Greqia, të cilat nuk e kanë pranuar Kosovën si shtet megjithatë kanë zhvilluar ndeshjet e futbollit.
E tëra kjo situatë u bë brum për debat pasi ish-kryediplomati rumun, Teodor Melescanu, kërkoi nga autoritetet rumune të bojkotojnë ndeshjen me Kosovën për arsyet politike në fjalë, përkatësisht mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Melescanu argumentoi se më mirë për Rumuninë humbje me automatizëm me rezultat 3-0 se sa se të luhet me Kosovën, shtet të cilin nuk e ka pranuar Rumunia.
Gazeta rumune konfirmon se ka zëra të cilat kërkojnë bojkotin e lojës por se e tëra do të vendoset nga autoritetet lokale./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.