Shpejtim Bulliqi nga Vetëvendosje ka folur për incidentin e djeshëm në në Podujevë ku pati përleshje mes aktivistëve të VV-së e LDK-së.
Bulliqi thotë se aktivistët e tyre janë provokuar nga Agim Veliu i LDK-së.
“Cështja e bishtit së sakicës nuk është problem, por i thjeshtë që nëse Ministri i Brendshëm duhet me rujt rendin, jo të vëhet në shërbim të një subjekti politik, priten edhe këto incidente’’, ka thënë ai në një debat televiziv.
Ndër të tjera Bulliqi tha se Veliu ua ka ngritur gishtin e mesëm protestuesve.
“Ministri i ka provoku me sjellje jo etike të gjithë ata aktivista. Ka provoku me gjeste Agim Veliu. Ju ka ngrit gishti i mesëm aktivistëve nga ai’’, u shpreh Bulliqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.