Të dielën Podujeva shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës, për shkak të dorëheqjes së Agim Veliut.
Kandidati i LVV-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në përgjithësi fushata në Podujevë ka shkuar mirë.
Ai thotë se edhe nominimi i tij ka qenë me parimin demokratik një anëtarë një votë, përcjell Telegrafi.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe ne kemi pasur edhe përkrahjen e qeverisë dhe shumicës së ministrave, Kryeministrit dhe deputetëve të Vetëvendosjes”.
Kandidati i LVV-së për kryetar të Komunës së Podujevës thotë se aktivistët e kësaj partie kanë arritur që shtëpi më shtëpi ta prezantojnë programin e tij.
“Jemi shumë të bindur që qytetarët e kanë kuptuar se ka ardhur koha për ndryshim dhe besoj se ne do të jemi fitues të këtyre zgjedhjeve pa pasur nevojë të shkojmë në balotazh”.
Bulliqi thotë se në këto zgjedhje edhe anëtarësia e LDK-së do ta thonë fjalën e tyre në favor të tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.