×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi mesazh ish-partisë së tij LDK-së: Reflektoni, s’ka kthim mbrapa

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 16:08

    Deputeti i VV-së, Shpejtim Bulliqi, i ka kërkuar ish-partisë së tij të reflektoj në mënyrë që sa më shpejtë të arrihet marrëveshja e koalicionit qeverisës që t’i hapet rrugë drejtësisë e zhvillimit.


    Bulliqi thotë se LDK duhet t’a dijë se nuk mund të ketë kthim mbrapa, ndërsa shton se ditët pa qeveri janë ditë të humbura për qytetarët, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Është koha e reflektimit dhe konstruktivitetit, Kosova ka nevojë për qeverinë e ndryshimit që ka mbjellë shpresë tek qytetarët e vendit. Kjo shpresë nuk guxon të zbehet e të sfidohet më tutje, ditët e humbura pa qeveri janë ditë të humbura për qytetarët e Kosovës.

    Lidhja demokratike e Kosovës duhet t’a dijë se nuk mund të kthehemi prapa, zërat racional brenda partisë duhet të bëjnë trysni më të madhe mbi krerët e partisë për të arritur më shpejtë marrëveshjen e koalicionit ku e zhbllokon vendin nga kjo situatë dhe i hapë rrugë drejtësisë e zhvillimit.

    https://www.facebook.com/shpejtim.bulliqi/posts/3818062024932230

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!