Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur për liturgjinë që e mbajti sot Kisha Ortodokse Serbe në kishën që gjendet afër Kampusit Universitar të Prishtinës.
Bulliqi tha se në situata të tilla nuk ka nevojë që të provokohet ndonjë incident i mundshëm.
“Të bëhet diçka e tillë në një kishë e cila nuk i plotëson kushtet për t’i kryer këto liturgji, kjo vetvetiu mund të tregojë se cila është qëllimi e krejt kësaj që ka ndodh. Kjo çështje mund të ngritë debate të ndryshme.
Dihet qëndrimi i VV-së për këtë çështje. Në situate të tilla nuk ka nevojë të provokohet ndonjë incident i mundshëm. Në fund të fundit vet mënyra se si o duket që po e shoh se çka ka ndodh, e ka atë qëllim të provokimit të situatës”, tha Bulliqi.
“Kjo gjakftohtësi dhe kjo sjellje e institucioneve tona mendoj që meriton të ketë një respekt, sepse nuk ka nevojë që në situata të tilla të provokohen”, tha ai në T7.
Kisha Ortodokse Serbe sot mbajti liturgji fetare në kishën që gjendet Kampusit Universitar të Prishtinës. Kjo ishte hera e parë e mbajtjes së kësaj ceremonie fetare që nga paslufta, për çka pati reagime të shumta, përpos nga institucionet vendore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.