×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi: Për vizitë në Turqi i tërhoqëm 2 mijë euro, i kthyem se i kishim shpenzimet e hequra

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 14:35

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka treguar se javën e kaluar ka zhvilluar një vizitë zyrtare në shtetin e Turqisë.


    Ai thotë se edhe pse si komunë kishin ndarë disa para për realizimin e kësaj vizite, pohon se nuk e kanë harxhuar asnjë.

    “Javën e kaluar ishim në një vizitë në Turqi me delegacion, dhe ne i tërheqëm për atë udhëtim 2 mijë euro, dhe i kthyem, i patëm shpenzimet të hequra, por paguam vetëm biletat e aeroplanit”, ka deklaruar Bulliqi në intervistën REPORTERI n’Komunë.

    Ai tha se pas vizitës bënë shaka se drejtori i Financave do ta ketë problem t’i kthejë paratë në buxhet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!