Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi ka thënë se është i papranueshëm, siç e ka quajtur ai, presioni që po i bëhet Qeverisë Kurti për mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka theksuar se mbajtja e referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës synon që të minojë demokracinë dhe sovranitetin e vendit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Praktikat ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës e definojnë qartë çështjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në referendumin e një shteti të huaj. Askujt nuk po i cenohet e drejta e votimit, qytetarët serbë në Kosovë me dyshtetësi kanë dy mundësi votimi: përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Mbajtja e referendumit të Serbisë brenda territorit të vendit tonë synon të sfidojë dhe minojë demokracinë dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Bulliqi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.