×
  • Lajme
  • Lajme

    Bundestagu vazhdon mandatin e ushtarëve gjermanë në Kosovë

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 8:29

    Trupat gjermane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.


    Rreth 400 ushtarë gjermanë që aktualisht janë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë, transmeton lajmi.net.

    Kjo pasi që Bundestagu ka vendosur që të zgjasë mandatin e qëndrimit të ushtarëve të vet në vendin tonë.

    Mandati i zgjatur për rreth 400 trupa është 1-vjeçar.

    Mandati i trupave gjermane në kuadër të KFOR-it në Kosovë nuk është i limituar, mirëpo qeveria gjermane kishte vendosur më herët që zgjatja e mandatit të paraqitej çdo 12 muaj në Bundestag.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!