Bundestagu gjerman në leximin e dytë ka vendosur për vazhdimin e pjesëmarrjes së pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë.
Në njoftimin e publikuar në faqen e tij zyrtare, thuhet se personeli deri në 400 ushtarë gjermanë do të mbetet i pandryshuar.
Mandati i KFOR-it në Kosovë është përgjithësisht i hapur, por Qeveria Federale megjithatë ia paraqet mandatin Parlamentit çdo vit për shqyrtim dhe vendimmarrje, përkujton Bundeswehr-i gjerman.
Për shkak të tensioneve ekzistuese, stabilizimi nga KFOR dhe prania e Bundeswehr-it në rajon është ende e nevojshme, raporton KosovaPress.
Bundeswehr shihet si garantues sigurie dhe si një plotësues i strukturave të sigurisë dhe kjo është arsyeja pse Gjermania po e mbështet këtë mision brenda kornizës së NATO-s për ruajtjen ushtarake të paqes në Ballkan. Ky është parakushti për zhvillime të mëtejshme politike, sociale dhe ekonomike në Kosovë, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.