×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK-së konfirmon që nuk e ka nënshkruar sot mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 18:16

    Valentina Bunjaku, deputete e LDK-së, për KOHA-n ka thënë se janë kundër një koalicioni të mundshëm me PDK-në.


    Ajo ka thënë gjithashtu se deputetët e LDK-së janë pro votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, përveç Vjosa Osmanit.

    “Të gjithë deputetët e LDK-së, përveç Vjosa Osmanit, kanë përkrahur kërkesën e Kryesisë së LDK-së për inicimin e mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë Kurti. Deputetët e LDK-së përkundër kësaj janë kundër një koalicioni të mundshëm qeverisës me PDK-në. Për këtë arsye unë sot nuk kam nënshkruar kërkesën për mocion, derisa më duhet që të konsultohem edhe me kryesinë e degës së LDK-së në Gjilan, e që një gjë të tillë pritet ta bëjë gjatë mbrëmjes së sotme”, ka thënë Bunjaku.

    Bunjaku nuk ka pranuar të tregojë nëse përkundër se nuk duan koalicion qeverisës me PDK-në, a do t’i kërkojnë votat e kësaj partie për rrëzimin e Qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!