×
  • Lajme
  • Lajme

    Bunjaku: Deputetët e Vjosa Osmanit s’kanë arsye t’i bashkohen LDK-së

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 13:28
    Valentina Bunjaku

    Deputetja e LDK-së, Valendtina Bunjaku, e pyetur se a pritet që në një të ardhme të afërt deputetët e listës “Guxo”, t’i bashkohen LDK-së, Bunjaku ka thënë se personalisht këtë gjë nuk e sheh të arsyeshme.

     


    “Unë as nuk e shoh as të arsyeshme për me u bashku, unë personalisht po them sepse ata tani kanë Qeveri , kanë ministra në këtë Qeveri dhe se në emër të  atyre deputetëve tani janë edhe pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen edhe tek e fundit fjala e dhënë duhet mbajt. Ata kanë dalë me një listë, kanë garu me një listë, qytetarët i kanë votu dhe tash e kanë mundësinë me tregu realitetin dhe me punu për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës edhe pse fillimi është jashtëzakonisht i keq”, ka shtuar Bunjaku për FrontOnline.

    Ndërsa, ka deklaruar se LDK-ja është parti institucionaliste dhe se kjo parti nuk ka ndryshuar asnjëherë, por ka ndryshuar Vetëvendosja me ardhjen në pushtet.

    Ditë më parë në një intervistë, kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka ngritur dilema për një marrëveshje të fshehtë mes kryetarit të LDK-së dhe Vjosa Osmanit për votimin e saj si presidente.

    “Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani kanë pasur një takim. Ndoshta Osmani ka marrëveshje me Abdixhikun. Pa një marrëveshje politike si opozitë nuk ka logjikë me votu presidentin”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!