Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, në emisionin DPT te Fidani në ATV ka folur rreth aktualitetit politik në vend, shkruan Reporteri.net.
“Premtim kryesor i Qeverisë Kurti ka qenë mbyllja e AKP-së dhe themelimi i Fondit Sovran. Fondi Sovran ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese dhe ende nuk kemi përgjigje. AKP-ja me këtë qeveri e ka valën e 65-të të shitjeve tash pritet vala tjetër. Këta kanë vazhduar tutje me valën e shitjeve. AKP-ja nuk është duke u mbyllur është duke funksionuar. Premtimet e qeverisë janë fjalë koti, populizma dhe mashtrim i qytetarëve”, u shpreh ajo.
Ajo tha se “qeveria Kurti mashtroi qytetarët edhe për themelimin e Fondit Sovran”.
Kurti, tha ajo, “është ushtrues detyre i kryeministrit. Kështu po e luan rolin”.
“Asnjëherë nuk flet për të ardhmen. Po mendon që është në opozitë. Z.Kurti është ushtrues detyre”, u shpreh ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.