×
  • Lajme
  • Lajme / Festa

    Buqeta e kryeministrit për ditëlindjen e Mimoza Kusarit-Lilës, Haziri: Lule për funeralin politik

    Reporteri
    16 Tetor 2024 | 21:40

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se buqeta e luleve që iu dhurua sot shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila për ditëlindjen e saj të 49-të i ngjan puthjes së vdekjes.

    Ai ka thënë se këto janë lule të funeralit politik për Mimoza Kusari-Lilën.

    “Kjo i përngjan puthjes së fundit, puthjes së vdekjes. Do të thoja që këto lule në sallë janë lule të funeralit politik për Mimozën. Sado që po mundohet me u shitë si shefe e zgjedhur e grupit të VV-së ajo është trup i huaj në atë parti, Është përfaqësuese e një partie që ka hy aty është shkri në pozicion, një funksionare e caktuar, por që në politikë gjithmonë zgjedhet ai që i bën punët e ndyra për dikë”. Nëse flasim për ditëlindje që në vend të gëzimit e urimit duhet me paralajmëru pavarësisht vlerësimit, po situata që e ka sjellë këtu është funeral politik…”, u shpreh Haziri.

    Kusari-Lila festoi sot ditëlindjen, pak ditë pasi asaj në media iu publikuan komunikimet me terroristin e veriut, Milan Radojiçiq.

    Festa në Grupin Parlamentar të VV’së për ditëlindjen e Kusari-Lilës, edhe Dejona Mihali e pranishme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!