Hysri Peqani, ka dorëzuar një kërkesë në KGJK, dhe ka paditur një person për dëshmi të rrejshme.
Kërkesat e tij për kompensim, prekin milionat.
E këtë kërkesë, Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi” e dorëzoi të martën në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Përmes saj, Burdushi po i kërkon dëmshpërblim plot 7 milionë euro, me arsyetimin se është mbajtur në paraburgim pa bazë, dhe i është shkaktuar dëm material.
Në fakt kjo aktakuzë ndaj Hysri Peqanit ishte parashkruar, dhe për këtë ka një aktvendim të Gjykatës Themelore në Prizren.
Rasti ka ndodhur në vitin 2014.
Ndërkohë, Burdushi thotë se ka dy vjet që nuk është duke e zhvilluar veprimtarinë tij.
Ndërsa shuma prej 7 milionë euro, nuk është e vetmja që Hysri Peqani po kërkonë.
Ai ka paditur edhe një palë, person fizik që Peqani pretendon se ka dhënë dëshmi të rrejshme.
Nga ai po kërkon 3 milionë euro kompensim.
E avokati i Hysni Peqanit, thotë që kompensim u kërkua, pasi klienti i tij, u privua pa bazë nga liria.
Ndërkohë, ndaj vet Burdushit, tani do të ballafaqohet edhe me një aktakuzë nga ana e Prokurorisë Speciale.
Ky organ i akuzës po e akuzon Hysri Peqanin se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe për veprën penale “Shpëlarja e parave”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.