×
  • Lajme
  • Lajme

    Burgjet bëhen me agjentë sekretë pas arratisjes të burgosurve

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 20:00

    Ditë më parë një i paraburgosur arrit të arratiste nga Klinika Ortopedike.


    Këtë gjë personi i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë arrit ta bëjë ani pse ruhej nga gardianët.

    Por, ky nuk është rasti i vetëm kur të burgosurit kanë arritur të arratisen.

    Nuk janë të rralla as rastet kur prapa grilave zhvillohen aktivitet kriminale.

    E për të parandaluar gjëra të tilla, brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës do të themelohet një Njësi e Inteligjencës, raporton Express.

    Ndërkohë, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, ky projekt është tashmë në fazën finale.

    Për ta kryer punën e agjentëve tashmë janë trajnuar edhe zyrtarët e Shërbimit Korrektues.

    Sipas Thaçit këtë punë do ta kryen diku rreth 30 personave derisa ky njësitë do të bëhet operacional qind për qind në momentin e aprovimit të ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!