×
  • Lajme
  • Lajme

    Burim Ramadani publikon fakte për “avullimin” e votave: I kishte 0 vota, iu bënë 59 në rinumërim

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 9:59

    Kandidati për deputet nga AAK, Burim Ramadani  ka thënë se i ka dalë e saktë akuza që kishte bërë ditë më parë se i janë “avulluar” disa vota.


    Ramadani përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se pas rinumërimit në vendvotimin ku ishte ankuar, doli se aty kishte 59 vota, e jo 0 siç i kishte marrë të dhënat në numërimin e parë, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë i Ramadanit:

    “Vullneti i qytetarëve vihet në vend.
    U shkrua 0 vota, dolën 59 vota.

    Dua të falenderoj KQZ-në për vendimmarrjen që, ndër të tjera, të rinumërohet vendvotimi 2401A, dhoma nr.2, në gjimnazin “Jeta e re”, në Suharekë.

    Të dhënat që publikova pak ditë më parë për “avullimin” e votave dolën të sakta. Madje, nuk ishin 58, por 59 vota sipas rinumërimit, derisa në vendvotimin e kishin bërë 0 (zero) vota.

    Unë asnjëherë, bash asnjëherë, nuk flas pa fakte dhe pa qenë 100% i sigurt për atë që e them. Më vjen keq prej qytetarëve, familjarëve, miqve dhe mbështetësve që u shqetësuan dhe u nervozuan nga denoncimi publik që bëra. U bënë nervozë, sepse besuan se kjo nuk mund të përmirësohet.
    Por, isha i sigurt se do përmirësohet dhe ndodhi kështu!

    Unë besoj në sistem. Unë besoj në të drejtën.
    Falenderoj qytetarët e Suharekës për mbështetjen e plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!