“Buronin nuk arrite ta përcjelljësh në klasën e parë”, fjalët prekëse të gruas së Astrit Ademaj pas vrasjes së tij

Bashkëshortja e Astrit Ademaj, ka reaguar për vdekjen tragjike të bashkëshortit të saj.


Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar për kohën e kaluar me Astritin duke thënë se besimi i tij po i jep forcë për të rritur 2 fëmijët e saj tashmë pa baba, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Më poshtë mund ta lexoni postimin e saj.

“17 vite i kaluam së bashku me të mira e me vështirësi, por çdo gjë ishe e lehtë kur kishim afër njëri tjetrin, tejkaluam shumëçka bashkë, po sot më le përgjithmonë Astrit, mu Aelen e Buronin që nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë. Besimi yt që kishe ndaj meje më bënë më të fort që të vazhdoj ti rris fëmijët tanë ashtu qysh ti deshe,Lamtumirë”.