×
  • Lajme
  • Lajme

    Burrat kosovarë vazhdojnë të rrahin gratë, katër raste në 24 orët e fundit

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 11:19

    Dhuna në familje në Kosovë nuk ka të ndalur.

    Konkretisht burrat po vazhdojnë të rrahin gratë e tyre. Në 24 orët e fundit janë shënuar katër raste të tilla në katër komuna të vendit, në Kamenicë, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi nga Policia e Kosovës:

    “Kamenicë 14.07.2020-17:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte fyer dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tre viktimave, një femër dhe dy meshkuj kosovarë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

    “Gjilan 15.07.2020 – 11:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar për tretman mjekësor në spitalin psikiatrik dhe është në arrest për 48 orë, nën përkujdesje të policisë.”

    “Ferizaj 15.07.2020-15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.”

    “Gjakovë 15.07.2020 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!