×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri e shoqëroi në shumë takime Vjosa Osmanin – Kur i lejohet Zotëriut të Parë të shoqërojë Presidenten?

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 21:24

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në shumë takime e vizita është shoqëruar nga burri i saj.


    Në fushatë nuk ia lëshonin dorën njërit-tjetrit.

    Vjosa Osmanin e shoqëronte pothuajse në çdo hap burri i saj.

    Në çdo qytet e ku do që bënte fushatë, i pranishëm pos liderit të VV-së ishte edhe Prindon Sadriu.

    Ky i fundit nuk do të mungonte as në ditën më të rëndësishme të gruas së tij.

    Në këtë ditë që Vjosa Osmani e mori edhe zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës, parakaluan së bashku në tepiun e kuq.

    Prindon Sadriu që është edhe i punësuar në misionin Diplomatik të Republikës së Kosovës në Shkup, nga ky moment do ta merrte edhe një titull tjetër, atë të zotriut të parë të Kosovës.

    Tani më me këtë titull, paraqitjet e tij në krah të presidentes së Kosovës, do të ishin më të shpeshta.

    Një të tillë e bëri edhe në homazhet që i zhvilloj Presidentja e Kosovës qysh në ditën e saj të parë në atë pozitë.

    Zotëriu i parë do të merrte pjesë edhe në disa homazhe të tjera të zhvilluara nga Presidentja e Kosovës.

    Ku një ndër to do të ishte edhe vizita e saj në Koshare për nder të pëvejtorit të betejës së thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar.

    Por në cilat raste e parasheh protokolli i shtetit pjesmarrjen e zotëriut të parë?

    Në takimin e fundit jo-formal që ishte prezent edhe zotëriu i parë ishte në një iftarë të organizuar nga Presidentja Osmani me krerët e Bashkësisë Islame.

    E në ato raste kur ka shkelje të protokollit, me ligjet në fuqi nuk parashihet ndonjë sanksionim.

    Që ky imazh të ruhet sa më mirë po kërkohet që nga stafi i presidencës të jenë sa më të kujdesshëm në të tilla raste.

    Neni 13 i Kushtetutes së Kosovës, parasheh privilegje për zonjën e parë të shtetit të cilët parashiohen në ligjin për protokollin shtetëror, por në në asnjë moment nuk përmendet “zotriu i parë”. /T7/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!