×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri i Albulena Haxhiut: Le t’ia falim Kosovën Grenellit dhe djalit të Trumpit

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 17:46

    Si pasojë e mos heqjes së taksës 100% ndaj mallrave serbe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë dërguar mesazhe serioze drejt Kosovës.


    Senatori amerikan, David Perdue, ka thënë se SHBA duhet të konsiderojë tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova në rast se tarifa nuk largohet plotësisht. E ky qëndrim u shpërnda edhe nga i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i pari i Sigurisë së SHBA-ve, Robert O’Brien dhe djali i presidentit, Donald Trump Junior, shkruan Reporteri.net.

    Pas këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se raportet me Amerikën janë në një fazë kritike. Mustafa gjithashtu ka treguar se ka dërguar në Washington Skënder Hysenin për të diskutuar direkt me Richard Grenell, duke shtuar se do të diskutojë edhe me Kurtin për të dalë me një qëndrim të përbashkët rreth taksës.

    Lidhur me këto zhvillime ka reaguar burri i ministres Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi,  i cili e ka cilësuar si tugjar Isa Mustafën.

    ”Le të mblidhet Kuvendi i Kosovës dhe le të ia falë Kosovën Grenellit dhe djalit të Trampit, pastaj ata si monarkë të vetëshpallur le të vendosin çka dojnë me i dhanë Serbisë dhe çka dojnë me na ba neve.
    Isë, Kadri, Fatmir, Daut dhe tugjarë të tjerë nisnjani mbledhni nënshkrimet e kryeni këtë punë njëherë e mirë dhe na çlironi siç jeni mësuar të na çlironi e shpëtoni sa e sa herë për dy dekada.
    Në fund të fundit kush është Kosova mos me u ba kurban i secilit diplomat e secilës fushatë zgjedhore të vendeve mike pa përjashtu këtu interesat e Thaçit.
    Rroftë miqësia ndërkombëtare, planetare poshtë Kosova dhe gjaku i bijave dhe bijve të saj naivë.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!