Një gjuhë aspak të hijshme ka përdorur Fadil Kajtazi, njohësi i çështjeve të sigurisë dhe bashkëshorti i Kryetares së Forumit të Gruas së LDK-së Lirije Kajtazi.
Sipas tij, nënkryetarja e LDK-së dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e ka tradhtuar partinë.
Përmes një komenti në Facebook, burri i deputetes nga Gjilani ka shkuar edhe më larg, duke e quajtur Osmanin me shprehje ofenduese “magaricë”.
Kajtazi këto reagime i ka bërë pas deklaratave të deputetit, Driton Selmanajt, mbrëmë në një televizion.
Ai deklaroi se Osmani e ka dëmtuar keq LDK-në.
“LDK-ja e ka shpëtuar Kosovën nga dy figura të cilët e kanë shkelur Kushtetutën, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti”, ka deklaruar Selmanaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.