Reagime të shumta kanë dalë nga të dy taborët politike sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë Presidentit, Hashim Thaçi. Një prej tyre që ka reaguar ashpër është edhe Alban Krasniqi, bashkëshorti i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shkruan Reporteri.
Alban Krasniqi, bashkëshorti i Ministrisë së Drejtësisë ka paralajmëruar reagim të ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në një postim në Facebook, ai tha se vetëm mbi trupat e tyre mund të kthehet, siç ka thënë ai, ‘krimi në qeverisje. Madje ka shkuar deri aty sa tha se më parë pranon vdekjen e tij se të demokracisë.
“Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish që ta riktheni krimin në qeverisje! Krejt ata që kanë shkarravitur në atë vendim skandaloz le ta dinë që nuk u falet! Më parë pranoj vdekjen time sesa vrasjen e demokracisë! Shihemi në shesh, e kudo që na imponohet!”, ka shkruar ai. /Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.