Dje ishte dita ndërkombëtare e Gruas. Ndonëse u kërkua që gruaja të ketë të drejta e të mos dhunohet, dje në fshatin Dardhishte, të Obliliqit, një person ka rrahur gruan e tij.
Siç njofton policia, personi në fjalë është arrestuar, ndërsa gruaja është mjekuar për plagët e marra.
“Fshati Dardhishtë-Obiliq 08.03.2020, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.
Ndryshe, dje gjatë ditës është protestuar për të drejtat e grave në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Marshe protestuese u organizuan në disa qytete të Kosovës, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.