Një banor i fshatit Zhiti të Podujevës ka njoftuar policinë se në një livadh ka hasur në disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut.
Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në një livadh të fshatit, kishte hasur në disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut”, thekson raporti.
Ndërkohë eshtrat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
“Njësia përkatëse policore ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka marr eshtrat dhe ka dërguar në IML për ekzaminim të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thekson policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.