Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Rrezarta Krasniqi e cila ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës kishte njoftuar ditë më parë se kushëriri i saj, Musli Krasniqi, ishte zhdukur.
Ajo kërkonte ndihmë për ta gjetur, duke thënë se atë e ka kusheri të fshatit, shkruan Reporteri.net.
“Mbesim të shqetësuar për fatin e tij. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës e cila ka nisur kërkimin. Ju jam mirënjohese nëse dikush nga ju na informon për vendodhjen e tij”, kishte shkruar Krasniqi para disa ditësh.
Mirëpo, sot u bë e ditur se Musli Krasniqi u gjet i vdekur në një pusetë diku afër vendit ku jetonte. Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë”, ka thënë zëdhënësi Avni Zahiti.
Sidoqoftë, deri tani familjarët nuk janë prononcuar lidhur me detajet e ngjarjes, dhe nuk dihet më shumë se si erdhi deri të vdekja e burrit nga Vushtrria./Reporteri.net