×
  • Lajme
  • Lajme

    Bushati: Llogaritë e Thaçit për të shpëtuar nga Specialja dhe duke u tallur me BE-në i dolën të gabuara

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 17:50

    Gazetari nga Shqipëria, Andi Bushati, ka komentuar dorëzimin e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që u paraqiten tek Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.


    Bushati ka shkruar në “Facebook” se po i vie era politikë vendimi i Hagës kundër Thaçit, mirëpo, sipas tij, llogaritë e këtij të fundit për të shpëtuar nga Specialja dolën të gabuara.

    “Qe vendimi i Hages kunder Thaçit, tre dite para takimit te Uashingtonit vjen era politike, kjo eshte nje e vertete uleritese. Por, qe llogarite e tij per te shpetuar nga specialia, duke u hequr si Trampist dhe duke u tallur me BE dolen te gabuara edhe kjo nuk ka vend per koment”, ka shkruar Bushati./Insajderi.org

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!