×
  • Lajme
  • Lajme

    Bust në Prishtinë për miken e madhe të shqiptarëve Madeleine Albright

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 9:49

     

    Madeleine Albright, ish- sekretare e SHBA-vë që dha kontribute në çlirimin e Kosovës, do të derdhet në bronz në Prishtinë.


    Sheshi i cili mbanë emrin “Madeleine Albright” në Prishtinë, do ta ketë edhe bustin e saj.

    Bustit i sekretares Albright, parashihet të vendoset në lokacionin e aprovuar në parim nga Kuvendi komunal i Prishtinës, tek monumenti i New Born.

    “Shërbimi i realizimit të bustit të sekretares Albright”, quhet tenderi i realizuar nga Zyra e prokurimit të Presidentit të Kosovës.

    Vlera e projektit do të jetë 19 mijë e 788 euro.

    Lajmi.net ka mësuar se tre ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaha dhe presidenti aktual, Hashim Thaçi, më 12 qershor do të organizojnë pritje madhështore në Prishtinë për  Madeleine Albright dhe Hillary Clinton.

    Organizim i është besuar ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

    Madeleine Korbel Albright, ishte femra e parë në postin e sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ishte ne postin e sekretares nga 23 Janari i vitit 1997 deri me 20 Janar te vitit 2010. Ajo ka kontribuar për lirin e Kosovës gjate viteve të vështira të luftës dhe për ta shpërblyer shteti i Kosovës e ka nderuar me Medaljen e Arte te Lirisë.

    Përndryshe ndër masat e gjëra shqiptare sidomos në Kosovë është e njohur për bisedën me Thaçin në Rambuje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!