×
  • Lajme
  • Lajme

    Buzhala: Zyrtarët e ngratë, kanë menduar se po bëjnë mirë që kanë nxjerrur disa vajza për pritjen e anglezëve

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 12:31

    Gazetari Berat Buzhala e ka quajtur të turpshme pritjen e organizuar nga aeroporti i Prishtinës për lojtarët e kombëtares angleze. Ka thënë se zyrtarët e ngratë të aeroportit kanë menduar se po bëjnë punë të mira kur kanë nxjerr disa vajza për t’i pritur lojtarët e Anglisë.


    “Per te mire ose per te keq, bashke me shoket dhe shoqet e dardaneve e kemi orkestru komplet fushaten, pervec pjeses se turpshme ne aeroport ku lojtaret angleze u priten me çika. Kete gje te shemtuar e ka bo vete aeroporti. Te ngratit kane mendu qe po bojne mire”, ka shkruar Buzhala në një status në Fb.

    Statusi i plotë:

    Statusi i fundit para lojes:

    Nuk po mundem me besu qe paska shqiptare te Kosoves qe po mendojne qe pp tregohemi servile ndaj anglezeve.
    Servil me cka?
    Qe po ju paguajme birra? Qe e kemi bo slloganin: Welcome & Respect? Qe Sterlingut po i thojme “vella hajde ne shpine tande?”

    Per te mire ose per te keq, bashke me shoket dhe shoqet e dardaneve e kemi orkestru komplet fushaten, pervec pjeses se turpshme ne aeroport ku lojtaret angleze u priten me çika. Kete gje te shemtuar e ka bo vete aeroporti. Te ngratit kane mendu qe po bojne mire.

    Perndryshe, a ma mire me u doke falenderues perjetesisht ndaj anglezeve, a me leshu pasthirrje te majmunave per lojtaret me ngjyre. Jane do tipa qe kurre kurrgjo nuk ju duket e mire. Kurre kurrgjo nuk ju bjen taman, a ne anen tjeter jane do te tjere qe pa kompenzim angazhohen me ore te tana qe kjo ngjarje me kalu ne menyre fantastike, qysh po kalon. Refjuzniket duhet me e dite qe edhe shkrimet ne Sun, Guardian, Daily Mail, jane rrjedhoje e ketij ‘servilizimi’. Mirepo ma gjeni nje paragraf ne keto shkrime ku ata tallen me mikpritjen tone? Leni llafet allahile, e dil qitjauni far birre mijera burra dhe grave te Bristolit, Londres, Brimingemit. Mos rrini n’dit’ te lume me gishtin ne hune deri te unaza tuj lype kime ne vo.

    Fakti qe presim mire nuk na ben servil. Na ben mikprites. A ka racizem nda romeve ne Kosove? Sigurisht qe ka. Por tash cka ish deshte me bo na ne rastin e Sterlingut? M’i thane “a e din qysh, pak ta kane bo bullgaret, malazezet, serbet, kqyre na ta bojme ma zi!”

    Jo vllazen e motra. Na jemi mundu qe duke e trajtu rastin Sterling me dashuri ta shperndajme kete mesazh tolerant ne cdo pore te jetes tone.

    Une jam shume i kenaqur qe ne cdo faze te organizimit, kryetari i Dardaneve Luli Berisha, dhe i gjithe ekipi, kane qene konstruktiv dhe te hapur per cdo ide.

    Hajde tash kqyrim futboll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!