Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në Presidencë organizatorët e festivalit “Hardh Fest”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Pamjet nga pritja që u ka bërë Osmani janë publikuar në faqen zyrtare të festivalit, ku shihet se i kanë dërguar Osmanit edhe një pako me rrush.
“Ca kokrra rrushi në Presidencë ?”, është përshkrimi që u është vendosur këtyre fotove, e që është edhe slogani i festivalit për këtë vit.
Hardh Fest 2022 i dedikohet poetit të madh Xhevdet Bajraj dhe do të mbahet me 2, 3 dhe 4 Shtator në Rahovec, nën patronatin e Kryetarit të Komunës Smajl Latifi, me përkrahjen tradicionale të MKRS, MBPZHR, Komuna Rahovec./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.