Gent Cakaj, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka njoftuar se sot ka zhvilluar nj bisedë me Ministrat e Jashtëm të vendeve baltike.
Cakaj thotë se temë e bisedimit me theks të veçantë ka qenë edhe dialogu Kosovë – Serbi.
Ky është postimi i plotë:
Me Ministrat e Jashtëm të vendeve baltike, sot biseduam edhe për zhvillimet e fundit politike në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në dialogun Kosovë-Serbi.
Nënvizuam dy gjëra me rëndësi:
➡️ Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës duke i njohur integritetin ekzistues territorial dhe rendin kushtetues. Ky është përfundimi i vetëm që garanton një marrëveshje të qëndrueshme në shërbim të stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.
➡️ Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat me Republikën e Kosovës sa me parë, në mënyrë që të ruajë besueshmërinë e nevojshme para qytetarëve të Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe ka kultivuar me çdo kusht frymën evropiane në rajon. Ndaj, është tepër e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza një orë e më parë.
Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e saj të pakursyer për Republikën e Kosovës në çdo rrethanë.
https://www.facebook.com/cakajgent/photos/a.2300907456845549/2673980549538236/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDYUTGQDxZIFPCfrVYfsY3TS_D8TVCMKH_2LLStlfaieQFo16XtVyEc0EfkSNWGYQnAFYjWT25d3HZOhJ98VoKDxY59k5TCTy9Qkz8qdB0mENZjsDlvx2brJbLfSPmb4GZ2HLgFe_yh8fcVjAxY6w8_IUDYdBfy-X5UcTHG7WT7rP8EaSAzUTUYhmQBObhcUup8s-4crQuCvxfexgOHczKmhvCBXxGAHPJ-Za_i3BB5XBaGEPMexZt02iU08qhXzbVy7W9dZlFikMZ_n0iCIEFOmg9ouejvp9EvoOphTMQfwftyR_sEXzWnEd8cNL1FKH_pe0cgbZssAuSyIHcMkulr4aUp&__tn__=-R