Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, në mbledhjen e organizuar nga Presidenca e Estonisë e Këshillit të Sigurimit e ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në fjalimin e tij, kryediplomati Cakaj krahas theksit të vënë tek Shqipëria dhe atributet e saj në organizatat ndërkombëtare, në kohën e limituar prej vetëm 3 minutash, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe pranim të saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Kandidatura e Shqipërisë për t’u bërë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për vitin 2022-2023 është një nga çështjet më të rëndësishme aktuale të politikës së jashtme të Shqipërisë. Përpos artikulimit të këtij prioriteti madhor dhe pavarësisht reagimeve të mundshme nga Serbia, Kina dhe Rusia, ministri Cakaj e ka mbështetur fuqimisht rëndësinë e anëtarësimit me të drejta të plota të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.