×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakaj zbulon tri arsyet për të cilat u largua nga Lëvizja Vetëvendosje

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 21:18

    Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka folur për të kaluarën e tij politike.


    Gjatë një interviste ekskluzive në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ministri i Shqipërisë nga Kosova ka treguar se çfarë e ka shtyrë të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte vite më parë.

    “Janë tri arsye”, ka treguar Cakaj fillimisht. “Kam pasur interpretim krejt tjetër për marrëveshjen e Rambujesë”, ka thënë ai.

    “Kam pasur mendim alternativ për Pakon e Ahtisaarit”, ka shtuar diplomati shqiptar.

    “S’e kam interpretuar pavarësinë e Kosovës siç e ka interpretuar Lëvizja Vetëvendosje”, ka deklaruar Cakaj.

    Ai ka thënë se si rrjedhojë e dallimeve i ka rënë “entuziazmi i angazhimit”, gjë që e ka detyruar të largohet.

    Cakaj e ka cilësuar partinë e Albin Kurtit si “pjesë e rëndësishme të angazhimit tim politik”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!