×
  • Lajme
  • Lajme / Gjashtë seancat

    Cakolli: Deputetët do të paguhen rreth 750 euro për 39 minuta punë

    Reporteri
    29 Prill 2025 | 17:27

    Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se deputetët e rinj do të marrin rreth 750 euro bruto për gjashtë seancat e mbajtura nga 19 prilli, të cilat kanë zgjatur vetëm 39 minuta e 18 sekonda.

    Cakolli në postimin e tij, ka bërë edhe një krahasim duke thënë se i kjo i bie që një deputet me 2 sekonda punë fiton aq sa një qytetar paguan për një bukë.

    Postimi i plotë:

    Që nga momenti i dhënies së betimit më 19 prill e deri më sot, janë mbajtur 6 seanca të Kuvendit. Këto seanca kanë zgjatur në total vetëm 39 minuta e 18 sekonda – apo 2,358 sekonda.

    Për këtë “angazhim”, secili deputet do të marrë rreth 750€ pagë bruto. Kjo do të thotë se, secila minutë efektive e deputetit do t’i kushtojë taksapaguesve 18.93€, ndërsa çdo sekondë – 0.32€.

    Për krahasim:

    • Me 2 sekonda punë, një deputet fiton aq sa një qytetar paguan për një bukë (me çmimin e ri);
    • Me 6 sekonda, fiton aq sa kushton një makiato me çmim të rritur në Prishtinë;
    • Me 18 minuta punë, fiton aq sa është paga minimale në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!