×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi

    Cakolli ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 23:25

    Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke treguar se janë edhe 18 shtete të tjera në Evropë në të cilat partia e parë në zgjedhje ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë.

    Cakolli këtë reagim e ka bërë pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media kishte pyetur gazetarët t’ia gjejnë një rast në Evropë ku partia e parë ka fituar më shumë se dy partitë pasuese.

    “Jo që ka relevancë në raport me funksionimin demokratik të institucioneve – e sidomos nevojën për kompromis politik në Kosovë – por, veç për hir të korrektësisë:

    Në kontinentin evropian* janë, përpos Kosovës, edhe plot 18 shtete tjera, ku në zgjedhjet e fundit parlamentare, subjekti i parë ka fituar më shumë mandate se subjekti i dytë dhe i tretë – marrë së bashku. Veç në Ballkanin Perëndimor, janë tri raste.

    🇦🇱 🇦🇲 🇦🇿 🇧🇾 🇭🇷 🇩🇰 🇪🇪 🇬🇷 🇭🇺 🇮🇹 🇱🇹 🇲🇰 🇲🇩 🇷🇺 🇷🇸 🇸🇮 🇺🇦 🇬🇧”, ka shkruar Cakolli, duke vendosur edhe flamujt e shteteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!