Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pasi nga Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar votim të fshehtë për emërimin e kryekuvendares, gjë që nuk është pranuar nga opozita.
Cakolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kalimi në votim të fshehtë në mes të seancës, përveç se është shkelje dhe cenim i rëndë i procesit të votimit, nuk përbën zhbllokim të situatës si dhe është përpjekje për të kontrabanduar vullnetin e deputetëve.
“Mungesa e përkushtimit dhe guximit për marrëveshje politike s’mund të mbulohet me procedura që shërbejnë si perde për dakordimet e prapaskenës. Cila ishte arsyeja për këtë kthesë të papritur? A ka indikacione se dikush do të votojë ndryshe në votim të fshehur, apo thjesht po hapet dera për pazare të fshehta? Pse po tentohet të fshihet vullneti politik, kur vota duhet të jetë përfaqësim i qytetarit? Pse?!”, ka shkruar Cakolli në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.