×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakolli: Opsioni më i hershëm i mundshëm për zgjedhjet lokale është 5 tetori

    Reporteri
    03 Qershor 2025 | 23:55

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër me datë 4 qershor i ka ftuar subjektet politike në takim për t’u konsultuar rreth caktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

    Eugen Cakolli, hulumtues nga KDI, deklaroi se kemi hyrë në fazën finale kur presidentja është e obliguar që ta caktojë datën e zgjedhjeve lokale.

    “Jemi në mesin e shtatë datave të mundshme kur do të mbahen zgjedhjet, me dy prej tyre që janë në limitet e fundit të përcaktimeve ligjore. Opsioni më i hershëm i mundshëm aktualisht është 5 tetori, por që kjo të jetë data e zgjedhjeve duhet që vendimi për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të merret menjëherë pas takimit të nesërm të presidentes me subjektet politike”.

    “Në anën tjetër, besoj që datat optimale janë 12 dhe 19 tetori, që përkojnë paka a shumë edhe me kalendarin dhe datën e zakonshme kur janë mbajtur zgjedhjet, afërsisht mesi i muajit tetor në mënyrë që edhe balotazhi të jetë diku nga mesi i muajit nëntor”, deklaroi Cakolli në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!