Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se ngërçi në Kuvend nuk është procedural por politik.
Ai ka shtuar ky ngërç nuk zgjidhet me konsultime që thirren 30 minuta para seancës nga kryesuesi, po konsultimet me peshë thirren nga lidershipi partiak
Postimi i plotë:
Ngërçi në Kuvend nuk është procedural – është politik. Prandaj, nuk zgjidhet me “konsultime” të thirrura 30 minuta para seancës, nga Kryesuesi që është aty vetëm pse është më i vjetri në moshë, e jo sepse përfaqëson ndonjë autoritet politik vendimmarrës.
Konsultimet me peshë thirren nga lidershipi partiak. Dhe nëse Lëvizja Vetëvendosje ka vërtet vullnet për konstituim, duhet të punojë më seriozisht për një marrëveshje apo kompromis – jo të përsërisë një kandidaturë pa shumicë dhe të presë që numrat të ndryshojnë vetvetiu.
Sepse Kuvendi nuk vetkonstituohet. Pa marrëveshje, nuk ka shumicë e as konstituim. Dhe sa më shumë përsëriten seanca me të njëjtin rezultat, aq më qartë bëhet që kjo fazë komode – pa afate dhe pa përgjegjësi – po iu përshtatet më shumë se zgjidhja vetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.