×
  • Lajme
  • Lajme / 30 ditë

    Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për rrahjen dhe kanosjen e gjinekologut Afrim Veliu

    Reporteri
    30 Maj 2025 | 14:39

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dyshuarit për lëndim të lehtë trupor dhe kanosje ndaj gjinekologut Afrim Veliu.

    Gjinekologu Afrim Veliu u godit me një mjet metalik teksa po futej në veturë, javën e kaluar,  lagjen e tij në Ulpianë.

    Përpos sulmit, në ordinancën e Veliut të dielën, u dyshua për mjet shpërthyes.

    Për atë që kishte ndodhur kishte folur edhe vetë gjinekologu, i cili kishte deklaruar se sulmi nuk ndërlidhet me punën e tij dhe se nuk ka dyshim për ndonjë person apo për ndonjë çështje.

    “Nuk i di motivet, për besë. Po më duket e rastësishme më shumë. Mirë jam shumë, super”, kishte deklaruar Veliu.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte bërë të ditur se i dyshuari B.M. dyshohet për “lëndim trupor” dhe për veprën penale “kanosje”.

    Gjatë bastisjes në vendbanimin e të dyshuarit, Prokuroria njoftoi se janë sekuestruar një telefon celular, një palë rrobe sportive si dhe një paisije (çip), të cilat dyshohet se janë përdorur dhe që kanë lidhje me rastin nën hetim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!