×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Do të mbahet një seancë për Telekomin dhe një për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 12:21

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka caktuar dy seanca të reja plenare ajo për gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe një tjetër për themelimin e Tribunalit ndërkombëtare për krimet e serbëve në Kosovë, shkraun Reporteri.net


    Kjo u bë e ditur nga deputetja Albulena Haxhiu gjatë një konference për media.

    ”LDK,VV, kanë kërkuar seancë të jashtë zakonshme për gjendjen në PTK dhe mos zbatimit të rezolutës për Telekomin”, tha Haxhiu, shkruan Reporteri.net

    Ajo tha se nuk është respektuar as një pikë nga rezoluta për Telekomin, madje as pika e cila parashihte ndërprerën e kontratës për Zmobile, edhe pse ishte kërkesë e deputetëve.

    ”Mos respektimi i rezolutës për ndërprerjen e menjëhershme e kontratës për Zmobile dhe qeveria nuk ka marrë as një veprim edhe për kundër që është kërkuar nga deputët, dhe tani jemi në një situatë të tillë në buzë falimentimit, dhe përgjegjësit do duhej të dilnin para drejtësisë”.

    Ajo njoftoi se seanca do të mbahet nesës dhe pasnesër ndërsa të enjtën do të mbahet senaca e rregullt.

    Ajo tutje shtoi se kanë kërkuar që ti jepet e drejta kryetarit të Sindikatës, Lami Balaj për të folur në lidhje me gjendjën në Telekom, i cili përfaqëson 2500 punëtor. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!