Seanca për votimin e Qeverisë së re është caktuar për të dielën, kur edhe përfundon afati 15 ditor, shkruan Reporteri.net.
Seanca do të nis në orën 10:00.
Në rend dite është vetëm një pikë: Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit do të mbahet të dielën, më 26.10.2025, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit. Ftohen të gjithë deputetët e Kuvendit”, thuhet në ftesën e Kryeparlamentarit Dimal Basha.
Nga VV e kanë pranuar se nuk i kanë votat e nevojshme për Qeverinë e re, por kanë thënë se po bëjnë përpjekje maksimale që t’i sigurojnë votat deri të dielën.
Afati kushtetues prej 15 ditësh për prezantimin e Qeverisë së re skadon më 26 tetor.
Pastaj, presidentja Vjosa Osmani, brenda 10 ditësh, duhet t’i ftojë partitë në konsultim dhe, sipas diskrecionit të saj, t’ia japë mandatin një kandidati tjetër që dëshmon se ka shumicën parlamentare./Reporteri.net
Nga VV e pranojnë se nuk i kanë numrat e mjaftushëm për formimin e Qeverisë, afati skadon të dielën
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




