×
  • Lajme
  • Lajme

    Çamerie Mazreku, vajza e parë shqiptare që punësohet në “NETFLIX”

    Reporteri
    15 Shkurt 2025 | 12:59

    Çamerie Mazreku nga qyteti i Malishevës ka arritur një sukses të madh në karrierën e saj, duke u punësuar si inxhiniere softuerike në kompaninë filmike amerikane “NETFLIX”.

    Ajo është bërë vajza e parë nga Kosova që punësohet si ‘software engineer’ në kompaninë më të madhe të filmave në Amerikë NETFLIX.

    Lajmin e ka bërë të ditur axha i Çamerisë, Alban Mazreki.

    Ai në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Çamëria është punësuar në këtë kompani pasi ka përfunduar studimet themelore me notë maksimale në në “Columbia University” në New York.

    “Çamerie Agron Mazreku eshte Malishevasja e parë dhe vajza e parë nga Kosova qe punësohet si inxhiniere softverike (softëare engineer) në Kompaninë më të madhe të filmave në Amerikë NETFLIX. Çamëria ka përfunduar studimet bachelor në Columbia University në Neë York 🇺🇸 me noten më të lartë në drejtimi Shkenca Kompjuterike dhe na bëri krenarë me punesimin e saj dhe lartesimin në karriere. Shpresojmë që shumë vajza në Kosovë tëndjekin shembullin e Çamëris dhe të gjithë të rinjtë tonë t’i shohim lartë e më lartë! Krenarë me ty e gjithë familja jonë ♥️ Gëzuar ditelindja dhe punësimi zemra jonë!”, ka shkruar Mazreku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!