Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizitojë Shqipërinë.
Mediat britanike kanë shkruar rreth agjendës së vizitës.
Sipas gazetës “The Sun”, se gjatë kësaj vizite ai, do të “shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”.
Cameron do të njoftojë një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës së njerëzve, shkruan mediumi britanik.
Tutje theksohet gjatë udhëtimit të tij, kryediplomati britanik do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar.
Ndërkohë kryeministri britanik, Rishi Sunak, po përgatitet të udhëtojë në Vjenë për bisedime mbi një goditje ndaj imigracionit të paligjshëm.
Sunak do të takohet me kancelarin austriak Karl Nehammer në fillim të javës për të bërë presion për veprime më të ashpra për t’i mbrojtur kufijtë e Europës nga kriza e migracionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.