×
  • Lajme
  • Lajme

    Cana: Mid’hat Frashëri dhe Ibrahim Rugova dy politikanët më të mëdhenjtë shqiptarë të të gjitha kohërave

    Reporteri
    22 Dhjetor 2024 | 16:11

    Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur dy politikanë si më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.

    Ai përmendi Mid’hat Frashërin, shkrimtarin e veprimtarin e Rilindjes Kombëtare, një figurë e rëndësishme e Shqiptarisë.

    Së dyti, ai përmendi Ibrahim Rugovën, politikanin e urtë e pacifist të Kosovës.

    “Do e marrë një më të hershëm dhe një më të vonshëm. Mid’hat Frashëri dhe Ibrahim Rugova”, tha Cana para disa ditësh në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova, kur iu kërkua ta tregonte se kush për të është politikani shqiptar i të gjitha kohërave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!